Thursday, April 22, 2021

Kush i fiton zgjedhjet? Ngjela i sigurt thotë emrin: Kryeministër bëhet...

Avokati Spartak Ngjela ka folur për situatën në dy kampet politike ku ka bërë edhe një parashikim se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve më 25 prill.

Ngjela është shprehur se PD nuk di të bëjë reforma, ndërsa sipas tij, Rama është sërish favorit për të fituar mandatin e 3-të. 

"Unë them i sigurt se më 25 prill zgjedhjet i fiton e majta dhe kryeministër zgjidhet Edi Rama. PD me Lulin nuk di të bëjë reforma dhe nuk ka mbështetjen e Amerikës. Nuk e përjashtoj edhe bashkëqeverisjen Rama - Luli", tha Ngjela.

Rezultatet e zgjedhjeve, Rama: LSI-PD nuk fiton dot, kryeministër do të jetë...

Kryeministri Rama deklaroi se opozita nuk fiton dot përballë PS-së, pasi ky popull nuk mund të bëhet për “budaalla”.

"Ky popull nuk është budalla! Jua kam thënë atyre që ishin para, po ua them dhe ju, duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë vota. 

Nuk merrni vota as me lista të hapura dhe as të shqyera, sepse ju kujtoni se shqiptarët janë budallenj. Për sa kohë mendoni se shqiptarët janë budallenj, nuk keni shans të konkurroni PS. Listat janë të hapura”, tha Rama.

Kryeministri Rama vë bast: Nëse nuk marr 71 deputetë, pasi të dalë rezultati do të...

Kryeministri Rama ka premtuar se nëse PS nuk merr numrin e mandateve të për të bërë i vetëm qeverinë, ai do të largohet fare nga politika.

Rama nuk pranon të formojë qeveri me "bishta në rrota" siç është LSI-ja ose ndonje parti tjetër.

"Nëse PS nuk merr shumicën (71 mandate) që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli. Qeveri nga halli unë s’jam më i gatshëm të bëj", tha Rama.

Edi Rama merr vendim të papritur: "Nëse humb zgjedhjet, ja çfarë do bëj...

Kryeministri Rama është shprehur se do të largohet nga Partia Socialiste nëse nuk merr mandatin e 3-të. 

Rama tha se do të largohet edhe nëse nuk ka një mandate të qartë me mbi 71 deputetë, pasi u shpreh se nuk do të krijojë një qeveri nga halli. 

“Unë dhe Partia Socialiste do ta mund Lulzim Bashën, së bashku me Monikën në 25 prill. Më pas do të shohim nëse Basha do të largohet nga Saliu, apo Saliu me një mesazh në facebook do ta largojë atë nga partia. Nëse unë marr mandatin për të vazhduar projektet e nisura, unë jam. Nëse s’marr mandatin për këto, unë s’jam. Nëse më duhet të formoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam”, tha Rama.

Kryeministri Rama paralajmëron Ilir Metën: Turp kush të voton, ne do të...

Kryeministri Rama nuk është përmbajtur kur ka nisur të flasë për Presidentin Ilir Meta.

Ai i është drejtuar qytetarëve me fjalët e rënda se nëse zgjedhin të votojnë për Ilir Metën, atëherë ata turpërojnë të gjithë shqiptarët.

“Të mendosh edhe për vajzën e Ilir Metës, e cila siç thotë vetë Meta i lutet, "babi eja në shtëpi" dhe mos pi alkool. Më 25 prill çoni në shtëpi Ilir Metën, të shkojë në shtëpi, është turpi ynë. Ai që e voton Meten ka turpëruar vetën”, tha Rama.

Çfarë ministrie do t'i jepni Bashës në qeveri? Rama e zbulon dhe thotë që...

Kryeministri Edi Rama është tallur keq me Lulzim Bashën i cili njihet për aftësinë e tij për të fjetur “gjumë”. 

I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, Rama është pyetur nga moderatorët Dori dhe Devi se çfarë ministrie do t’i jepni Lulzim Bashës nëse do të kishin bashkëpunim. 

“Ministrinë e Shtetit për relaks”, tha Rama me shaka.

"Më ndiq sot"/ Kryeministri Rama bën lëvizjen e fundit, njofton se sot në orën...

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin “Opinion” do të jetë kryeministri Edi Rama. 

Kryeministri Rama do të përballet me një panel gazetarësh, teksa do të flasë për fushatën zgjedhore, raportet me opozitën dhe presidentin, pritshmëritë për zgjedhjet e së dielës, por dhe ngjarjet e fundit të fushatës. 

"Më ndiqni në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme në orën 21:00", thotë Rama.