Banori papritur del nga dyqani/ Rama i kthehet: E di si është puna? Ne...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të gjitha bizneset e vogla deri në vitin 2029 do të jenë me zero TVSH.

Kryeministri u përball me një banor i cili doli nga dyqani dhe përgëzoi punën e kryetarit të Bashkisë së Beratit, duke thënë: "Ervin Demon e kemi shumë të mirë zoti Rama" 

“Ervin Demon, ia morëm PD-së. E di si është puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani ne ca asete i kemi marre por i kemi marrë në kohë, jo nga ato që janë të padobishëm. Këtë e kemi gjet aset në zhvillim prandaj e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”, tha Rama.