Deputeti i PS-së: Po e them hapur, ja çfarë po përgatit Sali Berisha dhe Ilir Meta

Taulant Balla ka hedhur dritë duke na treguar kush është në të vërtetë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se Saliu dhe Meta janë duke bashkëpunuar me ish-gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. 

“Dua të them hapur, Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet t’i ndërpresin takimet me gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga Vetingu duke u premtuar se do të rikthehen në detyrë. Nuk mund të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi, presim të tjera arrestime të bujshme”, tha Balla.