Do ta fitojë PS mandatin e 3-të? Majko flet hapur: Kryeministër do të jetë...

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që të fitojë mandatin e 3-të drejt Shqipërisë Europiane.

Pandeli Majko është një mbështetës i madh dhe ka besim që Edi Rama do të zgjidhet sërish kryeministër. 

"Unë mendoj që shqiptarët kane sy dhe veshë që të shikojë ndryshimin që ka bërë kryeministri Edi Rama. Shqipëria nuk është e njëjtë krahasuar me 7 vite më parë. Ne e kemi të detyrueshme të mendojmë për mandatin e 3-të dhe e sigurt që na pret fitorja me kryeministër Edi Ramën. Nuk do të jetë fitore e lehtë por shqiptarët dinë të vlerësojnë”, tha Majko.