Do të shtyhen zgjedhet e 25 prillit nëse mbyllet Shqipëria? Rama jep këtë përgjigje...



Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të shtyhen zgjedhjet e 25 prillit nëse rriten rastet dhe mbyllet për herë të dytë Shqipëria. 

"Larg qoftë të bëjmë një karantimin të dytë, edhe sikur të jetë ditë votimi. Ky nuk është plan i fshehtë për kutitë e votimit, por po shohim dinamikën hap pas hapi. 

Dinamika sot na thotë që jemi në ekuilibër. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm, se sëmundja vetë. Ne na duhet që t’i krijojmë njerëzve mundësi që të shkojnë në punë, të marrin frymë, të dalin, të marrin ajër", u shpreh Rama.