SHBA vlerëson Drejtësinë e Re/ Rama reagon për Ardian Dvoranin, Meta ka humbur...

Edi Rama ka reaguar pas vlerësimit nga Amerika për Ardian Dvoranin. 

Kryeministri shkruan se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për ata persona që luftojnë për Reformën në Drejtësi.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes (Ilir Metës) dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik”, shkruan Rama.