"Edi Rama kryeministri më i mirë i historisë".| Vjen vlerësimi i bujshëm nga...

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka zgjedhur Edi Ramën si kryeministrin më të mirë në historinë e Shqipërisë. 

Sipas tij, theksoi se Partia Socialiste e meriton të fitojë mandatin e 3-të pasi ka bërë një punë të shkëlqyer.

"Mund të them se kjo mazhorancë ka punuar shume mirë dhe meriton mandatin e 3-të. Nuk ishin vite të lehta, fillimisht tërmeti pastaj pandemia, sfida njera pas tjetrës. Për mua Rama deri më tani është kryeministri më i mirë gjatë 30 viteve demokraci”, tha Moisiu.