"Eja në Shqipëri"/ Rama që në mëngjes jep mesazhin për emigrantët...

Kryeministri Edi Rama ftoi emigrantët të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Rama deklaroi se Shqipëria ka një klimë të mirë për biznesin me taksa të ulëta dhe fitime të sigurta.

"Vendi ynë ka potenciale në rritje dhe mundësi të mëdha investimesh në energji, bujqësi, veçanërisht në sektorin agroushqimor. Negociatat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë, ndaj ftesa është për emigrantët qe të kthehen dhe të investojnë këtu", tha Rama.