Fytyra e re e qytetit/ Kryeministri Rama publikon pamjet e ndryshimit historik...

Falë investimit të Qeverisë ka përfunduar projekti i ndriçimit artistik të Kalasë së Beratit. 

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet me dron të kalasë së transformuar të cilën e ka krahasuar me skenat e serialit “Game of Thrones”. Investimet e fundit në infrasktuturë i kanë ndryshuar fytyrën qytetit të Beratit.

“Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, shkruan Rama.