Gjithçka gati/ Rama: Brenda 4 muajsh përfundon puna, për herë të parë ndërtohet...

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Laç, ku ka inspektuar punimet për spitalin e ri dhe ka njoftuar se do të jetë funksional brenda 4 muajsh. 

Ndërsa ka përshëndetur punonjësit e firmës turke të ndërtimit në gjuhën turke “Merhaba”, Rama iu ka sugjeruar zbatuesve të projektit, që të rehabilitojnë dhe fasadat që ndodhen para spitalit. 

"Janë bërë gati dy pallate. Po ndërtohet me 3 turne. Për herë të parë Laçi bëhet me spital të ri më i madh, më i fortë e me standarde evropiane", njofton Rama.