“Jam i gjatë dhe nuk dorëzohem lehtë”/ Rama jep shpresë për shqiptarët, thotë që...

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë shpresë shqiptarëve se nuk dorëzohet lehtë. 

Megjithëse Shqipëria është një vend i vogël, Rama garanton që brenda pranverës do të nisë vaksinimi masiv, e gjitha kjo falë meritës së kryeministrit. 

“Me ndihmën e Zotit brenda pranverës do të nisë vaksinimi masiv, për të shpëtuar sezonin turistik. Po bëjmë çmos, unë kam besim se po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhë e të dorëzohesh pavarësisht se ky është një vend i vogël, por në këtë rast gjatësia ndihmon”, tha Rama.