“Ka filluar të dalë natën”.| Rama ka një mesazh për Ilir Metën: Me LSI-në po...

Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit opozitar, Ilir Metës i cili ka filluar të bëjë fushatë me LSI-në.

Kryeministri tha se Ilir Meta lëviz natën pa protokoll për të shpëtuar partiçkën e tij nga humbja që po e pret në zgjedhjet e 25 prillit. 

"Meta ka kohë që nuk është më president, ai është thjeshtë një shpërdorues i funksionit të presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet nga e shoqja (LSI-ja). E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, e shkon lart e poshtë natën, shfaqet makina pa protokollin përkatës, takon njerëz se nuk besojnë te LSI dhe i duket Shqipëria bosh", tha Rama.