Ka lajme të mira/ “Shqipëria ia doli”, Kryeministri Rama nis udhëtimin drejt...

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt dy qyteteve të Shqipërisë, fillimisht Shkodër dhe pastaj në Vlorë. 

Udhëtimi do të bëhet për shkak se kryeministri do të jetë i pranishëm në fillimin e vaksinimit për të moshuarit. Mësohet se vaksinimi do të bëhet në pallatet e Sporteve dhe se ambientet po bëhen gati për procesin e quajtur “Shqipëria Buzëqesh”. 

Ditën e djeshme kanë mbërritur 7.020 vaksina nga Pfizer, ndërsa Rama dha lajmin se një vend mik do të na dhurojë 360 mijë doza të AstraZeneca.