Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Dalin rezultatet e sondazhit amerikan. Kryeministër bëhet...

Kompania amerikane e sondazheve, "IPSOS", publikon rezultatet për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Pyetjes se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qytetarët në masë të madhe mendojnë se fituese do të jetë Partia Socialiste. 

44% e shqiptarëve do të votojnë kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste. Ndërkohë vetëm 24% e shqiptarëve shohin Partinë Demokratike si fituese. Vlen të theksojmë që LSI-ja dhe Monika Kryemadhi kanë përfunduar në kuotën e 2% të votave.