Lajm i Fundit/ Drejtësia e Re merr vendim, ja kush e ka "në dorë" Adriatik Llallën.

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e ish-prokurorit Adriatik Llalla t’i kalojë SPAK-ut. 

Llalla kishte kërkuar që çështja e tij t’i kalonte Gjykatës së Tiranës (për të manipuluar provat), por tashmë fati i tij do të jetë në dorë të Gjykatës së Posaçme. 

SPAK rivendosi në sekuestro një apartament në Durrës, si edhe 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit. Llalla akuzohet për fshehje pasurie dhe rrezikon disa vite buurg, ndërsa kryeministri Rama ka paralajmëruar se Drejtësia e Re do të ndëshkojë të paprekshmit.