Lajm i Fundit/ Po i gëzon shqiptarët, Rama merr avionin dhe fluturon drejt...

Kryeministri Edi Rama ditën e hënë do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të takohet me zyrtarë të BE-së për integrimin e Shqipërisë.

Rama do të shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ku fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme. 

Çështjet që do të diskutohen janë ecuria e progresit integrues të Shqipërisë në BE dhe vaksinimi. Takimi i Ramës me përfaqësues të BE-së është një sinjal shpresëdhënës për sigurimin e mijëra dozave dhe fillimin e vaksinimit masiv në Shqipëri.