Lista e deputetëve socialist/ PS nis spastrimet, ja befasia e kryeministrit Rama...

Kryeministri Edi Rama do të publikojë javës tjetër listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Befasues është fakti që në listat e PS do të përfshihen emra të rinj, madje edhe deputetë të opozitës parlamentare. 

Rama e la të hapur mundësinë për spastrimin e disa emrave të vjetër në PS, duke u shprehur: "Partia Socialiste e ka derën e hapur për të rinj që duan të angazhohen në politikë. Patjetër do të ketë largime por edhe njerëzit me eksperiencë do të kenë vendin e tyre".