Lista e PS/ Kryeministri Rama na tregon vendimin për kandidatët e vjetër...

A do të jenë pjesë e listës së kandidatëve emra si Sandër Lleshaj, Fatmir Xhafaj apo Ditmir Bushati? Rama iu përgjigj me diplomaci kësaj pyetje.

“Nuk është askush i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën ku do të bëhet seleksioni. Do të ketë emra të vjetër dhe të rinj në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati, Xhafaj apo Lleshaj është një vendim që i përket kryesisë socialiste, por di të them që emrat e vjetër janë vlerë e shtuar”, tha Rama.