Lista e PS-së/ Rama konfirmon emrat, ja lëvizjet befasuese të socialistëve dhe...

Tirana është qarku ku nga zgjedhjet e ardhshme do të dalin 36 deputetë. 

Në kryeqytet, Edi Rama ka konfirmuar emrat me vendet e sigurta në parlament: Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi, Elona Gjebrea, Pandeli Majko, Mimi Kodhelin, Spiropali, Bushati, Belinda Balluku, Etilda Gjonaj dhe ministren Ogerta Manastirliu. 

Në metropolin shqiptar listës së socialistëve befasisht i shtohet edhe Mimi Kodheli, e cila në zgjedhjet e shkuara kandidoi në qarkun e Kukësit. 

Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm është përfshihet në listë, ashtu si dhe Blerina Gjylameti, Ulsi Manja, Sadri Abazi dhe Xhemal Qefalia. Kurse emrat surprizë do të jenë nga opozita parlamentare që do të garojnë me siglën e PS-së por do të renditen nga fundi i listës.