“Luli është kukull në duart e gogol Saliut”, Rama: Më jepni mandatin e 3-të dhe ata...

Kryeministri Edi Rama mendon se Partia Socialiste e meriton mandatin e 3-të për shkak se Luli nuk sjell asgjë të re.

Rama e ka cilësuar një kukull kundërshtarin e tij, Lulzim Bashën, ndërkohë që Sali Berishën e ka quajtur gogol.

“Saliu është gogoli i shtëpisë tek PD-ja, Luli është kukulla e shtëpisë. Por gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, është aty dhe tek dera ka ardhur mamadhia. Pra është një kukull në duart e gogolit dhe është e qartë se nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alternativë por për tu kthyer mbrapa dhe për tu qeverisur nga gogoli”, tha Rama.