"Më e bukura për shqiptarët"/ Rama njofton: Do të jetë për të gjitha familjet...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjia e re e Fushë Krujës.

Rama shkruan se ajo nuk do i përkasë të pasurve por njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. 

"Me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Shqiptarët nuk i lamë kurrë dhe nuk do t’i lemë vetëm”, tha Rama.