Më i miri i Europës.| Rama nis punën, ndërton parkun gjigant në qytetin...

Kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e 3-të jo për veten e tij por për ta çuar Shqipërinë në Europë.

Investimet dhe hapësirat e gjelbërta publike nuk do të mungojnë, dhe në Vlorë ka nisur projekti për parkun gjigant. 

"Parku i Shtëpisë së Pavarësisë" do të jetë hapësira më e re e gjelbërt, që do të ofrojë kënde pushimi dhe argëtimi për të gjitha moshat. Ky park do të jetë për këmbësorët nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti i Vlorës, dhe do të lidhe bulevardin e ri ‘’Ismail Qemali’’ me Lungomaren.