“Më ktheni paratë”/ Mjeku Edvin Prifti bën kërkesën e pazakontë: Gruaja ime...

Mjeku Edvin Prifti ka depozituar një kërkesë që t’i kthehen paratë me pretendimin se janë të gruas së tij. Sipas mjekut, 500 milionë lek të vjetra që u gjetën në zyrë dhe në banesën e tij, janë kursime familjare. 

“T’i kthehen gruas time paratë e sekuestruara, është pasuri që vjen nga kursimet familjare”, shkruan mjeku kardiokirurg Edvin Prifti i cili u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit. 

Kryeministri Rama tha se ky është vetëm fillimi për Drejtësinë e Re që do të ndëshkojë të paprekshmit në çdo fushë.