Meta gati të marrë drejtimin e LSI-së, zbulohet lëvizja brenda partisë së “floririt”

Duke parë sondazhet të cilat e nxjerrin humbës, Ilir Meta po bëhet gati të marrë drejtimin e LSI-së. 

Shemsi Prençi do të kandidojë për deputet në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Prillit. Ditën e sotme ai i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Ilir Meta nga posti i këshilltarit. 

Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti Ilir Meta i cili po vendos tek LSI-ja njerëzit e tij të besuar.