Ndahet nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj lidhet me vajzën e deputetit socialist

Çifti i njohur, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. 

Menjëherë pas ndarjes, Romeo ka nisur një romancë të re. Edhe këtë herë bëhet fjalë për një vajzë të njohur të showbizit, të bijën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia.

Ditën e sotme dyshja kanë ndarë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia ka ndarë në rrjete sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj duket Romeo.