Ndodh gjatë takimit me kryeministrin, kandidatja socialiste i rrëmben Ramës...

Një prej aplikanteve që aspiron të jetë kandidate për deputete nën siglën e PS-së i “rrëmbeu” Edi Ramës shprehjen se është lypësi më i gjatë. 

Ajo tha se do të jetë një lypëse e mirë sepse dëshiron ta shohë qytetin e saj, Kukësin si një vend të denjë europian. 

"Sic e keni thënë ju që jeni lypësi më i gjatë, unë do jem një nga ato lypëset më të forta për të arritur synimet. Unë kam kam ambicie dhe dua që Kukësi të zhvillohet. Marr angazhimin që të krijoj lidhje me kompani shqiptare dhe të huaja, në mënyrë që kuksianët të shesin produktet e tyre", tha ajo.