“Nuk do ndalemi”/ Kryeministri Rama publikon FOTO, kështu do ta bëjmë Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama ka ka publikuar një foto nga rilindja e Thumanës, krahas së cilës shkruan se është ndryshuar rrënjësisht në krahasim me atë që ishte. 

“Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur. 

Sot janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit. Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos u ndalur në rrugën drejt zhvillimit”, shkruan Rama.