Nuk po këndon me Ramën/ Landi na tregon për cilin do të votojë më 25 prill...

Këngëtari i njohur, Landi Hysi ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe nëse do të ishte e mundur do të angazhohej edhe në fushatën e 25 prillit. 

“Me teserë nuk jam i deklaruar, por me zë dhe figurë, unë jam pjesë e PS-së. Përfshirja ime në politikë është e hershme, që herën e parë kam votuar PS-në. 

Nëse do jem vlerë e shtuar e fushatës do të angazhohem në politikë. Më 25 prill shpresoj të fitojë PS-ja, tha Hysi i West Side Family me të cilin Edi Rama ka kënduar këngën “Tirona”.