Pas sheshit "shqiponja"/ Rama ndërton një tjetër mbikalim, nis puna...

Qeveria Rama nuk e ndal në asnjë moment punën duke vijuar me investimet e mëdha në infrastukturë.

Ditën e sotme ka nisur puna për mbikalimin e ri të TEG-ut dhe rrugët lidhëse të tij. Bëhet me dije se automjetet 150 metrat e fundit do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar. 

Pas mbikalimit në sheshin 'shqiponja', tashmë edhe në lindje të Tiranës do të ndërtohet mbikalimi i ri. Puna do të vijojë pa ndërprerje ditë-natë, 24 orë në 7 ditë të javës.