Pazar me pasaportat/ Zbulohet afera e Ilir Metës, bën "shqiptar" bosin e dënuar përjetë...

Presidenti Ilir Meta ka bërë pazar me pasaportat shqiptare, pasi sot del në dritë një tjetër aferë korruptive.

Muhammad Obaidul Karim, një biznesmen në Bangladesh është dënuar me burgim të përjetshëm dhe mban pasaportë shqiptare. Personi në fjalë, ka qendruar në vendin tonë vetëm 64 orë dhe Ilir Meta i ka shitur pasaportën shqiptare. 

Jo vetëm kaq por Ilir Meta, me anë të ministrit të tij Edmond Panariti, i dhuroi këtij biznesmeni mbi 1 mijë hektarë tokë në Fier, një investim që nuk e bëri kurrë.