Për herë të parë në Shqipëri.| Rama e bën realitet ndryshimin e madh në...

Kryeministri Edi Rama ka thënë se sistemi shëndetësor në Shqipëri do të ndryshojë plotësisht.

Ditën e sotme, Rama ndoqi nga pranë punimet për ndërtimin e spitalit Rajonal të Fierit, e cila do të jetë pjesë e sistemit të ri. 

"Spitalet do të administrohen ndryshe duke vendosur në funksion autonominë. Që do të thotë se buxheti do të menaxhohet nga spitali, rrogat nuk do të jenë njësoj për të gjithë, por mjekët dhe infermierët do të paguhen sipas performancës. Pra, sipas numrit të operacioneve, numrit të vizitave, e një sërë kriteresh të tjera. Ky sistem i ri do të zhdukë plotësisht korrupsionin tek spitalet", tha Rama.