“Për sytë e shumëkujt do isha i gatshëm të merrja drejtimin e PD”, Rama jep deklaratën e papritur...

Kryeministri Rama u shpreh se nëse do të mbante një fjalim mbi atë se çfarë nuk shkon me këtë qeveri, për sytë e shumëkujt do të ishte i gatshëm që të merrte drejtimin e PD-së.

"Nëse do të mbaja një fjalim se për çfarë nuk shkon, për sytë e shumëkujt do të isha i gatshëm që të merrja drejtimin e PD-së. Realisht, do të dukesha demokrati më vilgjilent. Sepse jam i vetëdijshëm për ça nuk shkon. 

Nëse do të hyja në një garë për të fituar kupën e të pakënaqur nga qeveria, do të pretendoja për kupën. Nuk jam i kënaqur nga punët e qeverisë. Kam hyrë në borxh me familjen, sidomos me atë të voglin Zahon”, tha Rama.