Përfundon ura më e madhe në Rajon.| Rama gati për të inauguruar rrugën e re...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e madh se kryevepra "rruga e Arbrit" do të hapet vitin e ardhshëm, duke shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës. 

Në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, ka përfunduar me sukses punimet për Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152 metra. “Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari”, shkruan Rama. 

Për këtë urë janë hapur gjashtë tunele dhe është arritur me sukses përfundimi i punimeve.