PS apo PD? Gentian Zenelaj na tregon krahun që voton, unë jam me...

Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ka deklaruar se gjithmonë është në opozitë në krah të popullit shqiptar dhe kundër qeverisë. 

Kur u pyet për cilën parti preferon PS-në apo PD-në, Zenelaj u përgjigj: 

“Jam përpjekur gjithmonë të jem kundër qeverive. Artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar me qeverinë që është në pushtet. Duke qenë opozitar je rregullues dhe monitorues. Dikur kam qenë dhe kundër Berishës kur qeveriste dhe kundër Ramës. Artisti dhe një figurë publike duhet të jetë i tillë”-tha Zenelaj.