Rama largohet papritur nga takimi: Më vjen shumë keq por duhet t’ju lë, jam në një…

Kryeministri Rama është larguar nga takimi që po zhvillonte me bizneset e reja përfituese nga skemat mbështetëse e Qeverisë. 

Papritur në një moment, Rama tha se po largohet pasi po vijon punën për të siguruar doza të tjera vaksine.

“Më vjen shumë keq që duhet t’ju lë në këtë moment, duhet të largohem. Më vjen shumë keq por besoj e dini se fiksimi i këtyre ditëve është vaksina. Jam në një tjetër dhomë për të vazhduar përpjekjet për të siguruar sa më shumë vaksina. Kemi nevojë për të rritur dozat në dispozicion”, tha Rama.