Saimir Tahiri rikthehet për mandatin e 3-të? Vjen deklarata befasuese nga PS-ja...

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti e mirëpret me krahë hapur rikthimin e Saimir Tahirit në fushatën e 25 prillit.

Ajo thotë se çdokush që i ka zgjidhur problemet me drejtësinë është i mirëpritur në PS. 

"Gjithkush që i ka zgjidhur të gjitha problemet me drejtësinë është i mirëpritur në PS. Më mjafton tu tregoj thjesht Lazaratin për të treguar se kush ka qenë qëllimi i PD-se”, tha Gjylameti. Pa dyshim që Tahiri është një ndër ministrat e preferuar të shqiptarëve, ndërsa Rama pritet t'i besojë sërish për mandatin e 3-të.