“Saliu e Meta do japin llogari”/ Rama: Fitojmë mandatin e 3-të, ja çfarë do bëj...

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 3-të. 

Rama tha se Shqipëria ka shumë projekte për të bërë e për të përfunduar si aeroportet ashtu edhe procesin e rindërtimit.

"Mandati i 3-te nuk ka të bëjë thjesht me mua, ka të bëjë me të gjithë ne, sepse Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapa. Shqipëria në mandatin tonë të tretë do të bëhet me aeroporte të reja. Alternativa është Zoti na ruajt: Ilir Meta, Sali Berisha, Monika, Lulzim Basha. Kush janë?! Është një alternativë e ubububueshme që do të japin llogari përballë Drejtësisë së Re", tha Rama.