Sandër Lleshaj në listat e PS për deputet? Flet ish-ministri i Brendshëm

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pyetur nëse do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS-së. 

“Sa i përket listave të kandidatëve ato kalojnë në një proces të caktuar në PS, proces i cili është ende i pambyllur dhe nuk mund të them asgjë lidhur me rezultatin e këtij procesi. Unë jam pjesë e një ekipi politik, që drejtohet nga Edi Rama”, tha Lleshaj. 

Sandër Lleshaj ka pohuar se vazhdon të jetë pjesë e këtij ekipi politik por në një stol tjetër.