Shqiptarët do të mbyllen për herë të dytë? Rama na tregon çfarë na pret ditët në vijim...

Pavarësisht se vendet e Europës po mbyllen, Shqipëria ende nuk ka marrë një vendim rritje e madhe të rasteve.

Në përgjigjen për karantinen e mundshme, kryeministri Rama u shpreh se shëndeti është mbi gjithçka tjetër. 

"Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër dhe nëse spitalet na shërbejnë brenda skenarëve të parashikuar, atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa kufizuese te lehta, në mënyrë që njerëzit të marrin frymë", tha Rama.