Sot ka nisur puna për stadiumin e ri modern në Shqipëri, gjithçka përfundon në...

Falë mbështetjes së Qeverisë Rama, një tjetër stadium modern do të shtohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për stadiumin “Hasan Zyla” të Egnatias, për të cilin ka nisur projekti i ri e modern. 

“Sot kanë nisur punimet dhe qyteti i Rrogozhinës do të ketë stadiumin e ri sipas standardeve të FIFA-s. Ndriçim, fushë e re dhe tribunë komode për futbollistët”, njofton bashkia.

“Arena Egnatia” do të kushtojë afro 2 milionë dollarë dhe do të jetë gati në shtator të 2021, kohë kur mund të nisë edhe sezoni i ri.