Spiropali vendos bast me Arian Çanin: Ja sa mandate do marrë PS-ja në...

Elisa Spiropali ka deklaraur se PS do marrë 19 ose 20 mandate në Tiranë.

Spiropali e sfidoi gazetarin Arjan Çanin duke vendosur bast me të se kryeqyteti do të jetë i socialistëve. 

"Unë dhe Erion Veliaj jemi dy drejtuesit politikë në Tiranë. Po nuk morrëm 19 ose 20 mandate, shënoje, është në video kjo deklaratë. PD mori 11 mandate në Tiranë në 2017. Vetëm nëse papritur Luli zgjohet nga gjumi dhe ndryshon emrin edhe qasjen edhe gjithçka tjetër, mund të rriten për të na mbërritur, jo për të na e kaluar”, tha Spiropali.