Të gjithë nxjerrin fitues PS-në/ Numri dy i socialistëve befason me reagimin: Mos...

Janë publikuar rezultatet e sondazhit të Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, të cilat nxjerrin fituese Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.kryeministri Erion Braçe nuk e ka fshehur gëzimin dhe e ka publikuar sondazhin, ndërsa ka ironizuar edhe me opozitën. 

"Mos flini me oren e Lylit dhe, mos u zgjoni me oren e Lalzit”, shkruan Braçe i cili është i bindur për fitoren.