Topalli: Çfarë do të ndodhte me PD, sikur kryetar të ishte Sokol Olldashi

Jozefina Topalli ka dhënë qëndrimin e saj se si do të ishte PD-ja nëse kryetar i kësaj partie të ishte zgjedhur, Sokol Olldashi. 

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim është shprehur se ai do të ishte një zë i guximshëm i opozitës. 

Sikur të ishte Sokol Olldashi kryetar i PD çfarë ndryshimi do kishte? "Do kishte një zë të guximshëm më shumë. Ne si opozit kemi nevojë për këtë. Kurse sot Lulzim Basha po e çon PD-në në drejtimin e gabuar dhe në zgjedhet e 25 prillit e pret humbja", tha Topalli.