Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryeministri Rama bën lëvizjen e papritur, i kërkon socialistëve...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë të gjithë drejtuesit politik në qarqe. 

Herët në mëngjes kreu i qeverisë ka hyrë në selinë e Partisë Socialiste dhe pas tij drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur kanë mbetur më pak se 70 ditë nga zgjedhjet e 25 prill, ndërkohë që Partia Socilaiste kërkon mandatin e 3-të. 

Porosia e Kryeministrit Rama për drejtuesit politik është që socialistët të afrojnë sa më shumë anëtarë dhe votues nga LSI-ja e cila është drejt shkrirjes së plotë.