Zgjedhjet e 25 prillit/ Monika dhe LSI-ja i bën të papriturën Lulzim Bashës


Monika Kryemadhi dhe LSI-ja kanë befasuar Lulin pasi në 2 qarqe Dibër dhe Kukës kanë pranuar të kenë kandidat të përbashkët me demokratët.

Mësohet se LSI do të vendosë në listat e PD-së emra shumë të rëndësishëm të kësaj partie në mënyrë që të fitojë sa më shumë vota në këtë qark. 

Në të gjitha qarqet e tjera të Shqipërisë, PD dhe LSI do të dalin me lista të veçanta, pasi mes dy partive opozitare nuk është arritur "pazari” i tepsisë për pushtet.