5 aeroporte në Shqipëri.| Rama jep premtimin e madh, në këtë qytet ndërtojmë...

Kryeministri Edi Rama do të ndërtojë aeroporte të reja, Korça një prej projekteve për 4 vitet e ardhshëme.

PS synon që brenda mandatit të 3-të të nisë punimet për aeroportin e Korçës dhe Sarandës të cilët do i shërbejnë turizmit. 

"Vetëm në dy vite dorëzojmë një aeroport të ri (Vlorës) dhe nisim punë për një aeroport të tretë. Brenda 4-vjeçarit do të nisim punën për dy aeroporte të tjera ndërkombëtare për nevoja turistike si ai i Korçës dhe Sarandës duke përmbyllur një strategji me 5 Aeroporte", njofton Qeveria Rama.