"800 mijë vota"/ Majko gati të vendosë bast: Ja sa deputet merr PS në zgjedhje...

Në të njëjtën linjë si kryeministri Edi Rama, edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko mendon se PS-ja do të fitojë mandatin e tretë me 800 mijë vota.

"Pritshmëria, mandati i tretë. Do të jetë hera e parë në 30 vite marrja e mandatit për herë të tretë. Partia Socialiste është partia e surprizave, të befason kur nuk ta pret mendja ndaj e sigurt është që marrim mbi 74 deputet"– tha Majko. 

Kryeministri Rama ka kërkuar që në mandatin e tretë Partia Socialiste do të punojë për çdo familje shqiptare.