A do të jetë Ditmir Bushati në listën e PS? Reagon për herë të parë drejtuesi socialist...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, zbuloi se objektivi i PS në qarkun e Shkodrës është të sigurojë 4 mandate. 


I pyetur se nëse ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të jetë pjesë e listës së kandidatëve, Beqaj tha se vendimin final e merr kryesia e PS-së. 

Bushati do të jetë në lista? "Duke qenë se listat nuk janë diskutuar në kryesi, nuk mund të bëjmë gjë publike. Listat kanë deputetë aktual por edhe prurje të reja", tha Beqaj.