A do t’i bashkohej PS? Grida Duma i befason të gjithë me atë që thotë për Lulin

Kandidatja për deputete, Gruda Duma iu përgjigj të gjithë atyre zërave që hamendësojnë se çfarë do të ndodhte nëse ajo do t’i bashkohej PS. 

Duma u shpreh e prerë se kjo nuk do të ndodhë asnjë herë dhe nuk ngurroi të shprehte vlerësimin e saj të lartë për Lulin. 

“Diku këtyre dy ditëve lexova, sikur Grida Duma të ishte në PS çfarë do të ndodhte? Thashë nuk do të mund të ndodhte kurrë të isha në PS. Nuk besoj do ta ndërroja kurrë një individ, një njeri, nuk dua të them kryetarin e PD, një njeri si Lulzim Basha, me të cilin 11 vite në rrugëtim profesional, kam parë respektin absolut”, u shpreh Duma.