Aktori i njohur shqiptar kandidat i PS për deputet, sot shfaqet në krah të Ramës...

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme prezantoi kandidatët për deputetë të Kukësit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet në Tropojë, ishte në krah të Edi Ramës dhe shprehu besim të plotë për të kthyer sytë nga verilindja. 

Më tej Petrit Malaj u shpreh se ndihet ‘ballëhapur’ me njerëzit atje duke u shprehur mirënjohje këtyre të fundit dhe kryeminstrit Rama që e ftoi për të qenë pjesë e listës së PS për të përfaqësuar Tropojën në Kuvend.